Buscar
Muzika Tradicionale Shqiptare
Cód:
491_9781478701323
Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-libroreMuzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa mëtë thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, tëuniversit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar,komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis tëcilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i)çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbilëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetikuniversal, etj.; ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionaleshqiptare-dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab,dialektit muzikor qytetar--, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stilemuzikore, zhanre muzikore, etj.; iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikëstradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionaletë popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullitturk, etj.; iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj.Përsa i takon përmbajtjes, çdo libër i serisë mund të qëndrojë, në të njëjtënkohë, si i pavarur, ashtu edhe i varur, nga librat e tjerë. LIBRI: Libri V,Muzika tradicionale shqiptare: Muzika qytetare, bën objekt hulumtimi aspektethemelore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të muzikës tradicionaleqytetare. Midis çështjeve që merren në shqyrtim, janë: 1) tipare themeloredalluese; 2) mjete kryesore shprehëse; 3) stile muzikore të spikatura; 4) dukuritë gjysmës së dytë të shekullit XX; 5) bashkëveprimi midis muzikës tradicionaleqytetare dhe muzikës profesioniste turke, etj.
Veja mais

Quem viu também comprou

Quem viu também viu